Zona e Skurajt, mungon investimi në turizmin lumor

Skuraj i Kurbinit dikur ishte një vend i preferuar për të pushuar e për të bërë plazh anës lumit Mat. Më parë ky vend frekuentohej nga pushues të shumtë si edhe nga trupi diplomatik i akridituar ne Shqiperi, falë natyrës dhe plazheve të virgjëra.Uji, ajri i fresket, aroma e luleve dhe harlisja e bimësisë e bejnë këtë vend një oaz të vërtetë për ata që dashurojnë natyrën.Ibrahim Kurti, Inspektori i mjedisit pranë komunës Milot, thekson mungesën e investimeve që do ta shndërronin këtë vend në një perlë të vërtetë.Guidat turistike ende nuk po e promovojnë sa duhet zonën turistike në Skuraj të Kurbinit.