Koreja e Veriut kërcënon Shtetet e Bashkuara

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të qëllojë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni, në përgjigje të përdorimit të avionëve bombardues amerianë B-52 në manovrat e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.Një zëdhënës i komandës së ushtrisë së Koresë së Veriut tha sot se një bazë e forcave ajrore në Guam dhe bazat e marinës në ishullin kryesor të Japonisë dhe në Okinawa janë të gjitha në rrezen e veprimit të mjeteve të Fenianit.Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë dy misione trajnimi mbi Koresnë e Jugut muajin e fundit me B-52 Stratofortress, duke ngjallur një përgjigje të ashpër nga Veriu. Dje, Feniani kërcënoi se do të “marrë kundërmasa të forta ushtarake” nëse fluturimet vazhdojnë.Koreja e Veriut ka kërcënuar gjithashtu kohët e fundit se do të ndërmarrë “sulme paraprake bërthamore” kundër teritorit të Shteteve të Bashkuara, por ekspertët thonë se ajo nuk e ka një aftësi të tillë. Shumë aleatë të Shteteve të Bashkuara në rajon janë të shqetësuar se mund të jenë objektiva më të arritshme nga Peniani.