Thaçi s'lejohet të shkojë në Bosnje: Më thanë je i padëshiruar nga Republika Srpska
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2015, 22:47
Hashim Thaçi nuk është lejuar që të udhëtoi për në Bosnje, për të marrë pjesë në ceremonine përkujtimore të masakrës së Srebenicës.Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëvendëskryeministri Thaçi në një postim në Facebook. Thaçi ka thënë se edhe përkundër ftese së lëshuar nga Bosnjës e Hercegovinës, nuk i është mundësuar shkuarja në Serbenicë me arsetimin se ishte nje person i padëshiruar nga Republika Srpska.