Lulzim Basha përuron veprën e piktorit Ibrahim Kodra
"Guri i Jetës" ishte amaneti i Ibrahim Kodrës për Tiranën.Vepra e piktorit shqiptar me famë botërore u vendos në qendër të kryeqytetit një ceremoni ku i pranishëm ishte edhe kryetari në detyrë i Bashkisë Lulzim Basha, që e cilësoi një pikë të re referimi për vizitorët.Dhe kur vjen fjala tek veprat në rrugët e Tiranës, Basha pranon se në 20 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, ndërsa thumboi në distancë rivalët politikë për bllokim edhe të projekteve artistike.Ibrahim Kodra ose "i fundmi i postkubistëve", sic njihet ndryshe u nda nga jeta në Milano të Italisë në moshën 88-vjeçare, ndërsa la pas një pasuri artistike prej rreth 6 mijë vepra arti një prej të cilave tashmë do të qëndrojë në Tiranë, ndërsa simotra pret që të vendoset në prishtinë