Rama: Financim universiteteve sipas performancës, s'ka kompromis me dijen
Pavarësisht debateve për ligjin e ri të arsimit të lartë, kryeministri Edi Rama garanton serish që me reformën e arsimit do të bëhet një financim i drejtë i universiteteve publike. Sipas kryeministrit universitetet do të financohen në bazë të performancës dhe në anën tjetër për 3 kategori studentësh do të ketë bursa. Kryeministri Edi Rama garanton qyetarët se reforma e arsimit të lartë nuk bënë kompromise me dijen. Për financimin e universiteteve që mbetet një nga disktuimet më të nxehta, Rama tha se instiucionet e arsimit të lartë do të fincancohen në bazë të treguesve të përformacës së tyre.Edi Rama: Ajo çka ligji i ri i arsimit të lartë ka në boshtin e tij është vullneti për të mos bërë kompromis me dijen dhe me cilësinë e arsimit të lartë. Asnjë qindarkë nga ato para mos të shkojë dëm, financimi për universitetet publike, pra paratë që shteti i jep universitetit do të jepen në bazë të treguesve të performancës. Kjo do të thotë që universitetet që tërheqin student më të mirë, që i përgatisin më mirë studentët, që kanë nivel më të lartë të punësimit të diplomuarve të tyre, që marrin pjesë në më shumë projekte ndërkombëtare do kenë më shumë mëbshtetje nga fondet publike Ligji e bën më të drejtë financimin publik për studentit duke siguruar që tre kategori studentësh të kenë pranë shtetin si financues për këtë të mirë publike.Akuzave të pedagogëve të cilët shprehen se në draft humbet liria akademike, shefi i qeverisë tha se vetëm liri akademike nuk ka në universitete shqipatre.Në draftë thuhet se do të ketë fonde të vecanta për kategoritë e studentëve në nevojë dhe atyre ekselentë, gjë për të cilën kryeministri garantoi se shteti do të jetë financues i tyre.