Ministri Klosi: Reformim i thellë në sistemin social
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2015, 19:18
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zhvilloi një takim me punonjësit social dhe drejtuesit e qendrave rezidenciale nga i gjithë vendi, ku nënvizoi rëndësinë e reformimit të sistemit social.Blendi Klosi: Ajo që ndodhi në Shkodër duhet të jetë një ngjarje që t’i bëjë të gjitha institucionet dhe aktorët e këtij procesi që të reflektojnë dhe të mendojnë se sistemi ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme, për reformë të thellë.Duke iu referuar videoskandalit ku u shfaq dhuna e ushtruar nga edukatoret e ushtruara e shtëpisë së fëmijës në Shkodër ndaj fëmijëve, zoti Klosi paralajmëroi se do të dërgojë në organet e drejtëssië, këdo që dhunon apo ka dijeni për dhunën.