Rrezik për eurobondin, Spaho: Qeveria, financime nga bankat vendase
Kriza në Greqi ka ndikuar në rritjen interesave të bondeve qeveritare në vendet periferike të Eurozonës. Kjo do të thotë se qeveria shqiptare mund të vendoset në vështirësi për eurobondin me vlerë 300 milionë euro që ka parahsikuar të emetojë në vjeshtë. Ekspertët deklarojnë se interesat do të rriten dhe zgjidhja më e mirë, është sigurimi i financimeve nga bankat vendase, që kanë likuiditet të mjaftueshëm Kriza në Greqi rrezikon të vendosë në vështirësi qeverinë shqiptare, që në vjeshtë ka parashikuar të emetojë eurobondin me vlerë 300 milionë euro dhe të gjejnë financimet në tregjet e huaja. Kjo pasi ngjarjet e fundit në vendin fqinj kanë ndikuar në rritjen interesave të bondeve qeveritare në vendet periferike të eurozonës.Mateo Spaho: Me një falimentim të mundshëm të Greqisë, ose me një rritje të riskut ndërkombëtar, edhe eurobondi shqiptar do të kushtonte më shumë për qeverinë dhe përsa i përket interesave. Për dy arsye; një për situatën ndërkombëtare më të acaruar dhe për tregje që kanë më shumë luhatshmëri dhe më pak besim; arsye ae dytë është se qeveria shqiptare vjen me rinumërimin e eurobondit me një shumë më të lartë krahësim me shumë e kaluar. Pra tregon se shqipëria ka më shumë nevojë për borxh, jo më pak.Për ekspertin e ekonomisë, Spaho qeveria nuk duhet të dalë në tregjet e huaja për financime në këtë periudhë që është pafavorhsme në drejtim të interesave, por t’i sigurojë ato te bankat vendase, të cilat likuiditet të mjaftueshëm.Mateo Spaho: Tregu i brenshëm ka likuiditet me bollëk pasi kemi 300-400 mld lekë të reja në dispozicion të bankave të nivelit të dytë që mund të përdoren jo vetëm nga qeveria por edhe nga private dhe janë në dispozicion për huadhënie.Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se negociatat për eurobondin do të vijojnë deri në fund të korrikut dhë më pas do të vendoset për emetimin e tij, apo për skenarët alternativë për rifinacimin e borxhit.