Rita Ora dekorohet si Ambasadore Nderi e Kosovës

E veshur shik dhe dukshëm e lumtur, Rita Ora ishte sot e pranishme në Londër, ku mori edhe titullin e ambasadores së nderit të Kosovës në Britaninë e Madhe, nën shoqërinë edhe të presidentes Atifete Jahjaga, por edhe ish-kryeministrit britanik, Toni Bler.24-vjeçarja, e lindur në Kosovë, por e larguar për në Britani që në moshën njëvjeçare pasi prindërit e saj kërkonin t'i shpëtonin luftës, është një prej yjeve më të mëdha të muzikës së momentit dhe kurrë nuk e ka fshehur origjinën e saj.Për nder të prejardhjes së saj, Rita ka xhiruar edhe një videoklip në Prishtinë, në përpjekje për të promovuar kryeqytetin e shtetit më të ri të Europës. "Jam rritur në Britani, një vend të cilit i jam mirënjohës për gjithçka më ka dhënë, por Kosova do të zërë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time, pasi është vendlindja ime", është shprehur ajo për mediat britanike.Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka postuar në FB një foto ne momentin e dekorimitJa postimi në Facebook:

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Britani të...Posted by Atifete Jahjaga on Friday, July 10, 2015