Pezullimi për kreditet, mjekët dhe infermierët kundër vendimit të ministrisë

Urdhrat e bluzave të bardha kanë kritikuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që mjekët me zero kredite ti pezullohet licenca deri në dhënine e provimit të riçertifikimit.“Nuk mund të parashikohet derisa është parashikuar që cdo person që nuk plotëson një i nënshtrohet gjykimit profesional dhe në mënyrë individuale nuk mund të parashikosh me ligj një dënim kolektiv, duke thënë që të gjithë ata që skanë bërë kredite nesër janë të pushuar. Ky quhet dënim kolektiv. Ai duhet të gjykohet në mënyrë individuale, veç e veç me arsyetimin çfarë ka bërë? S aka bërë dhe pse nuk i ka bërë të gjithë?”Deputetja e PD, Albana Vokshi kërkoi të njohë arsyet pse është ky nivel i bluzave të bardha  që për Drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim  thjesht një neglizhencë e profesionistëve të shëndetësisë.“Kush janë arsyet që kemi kaq shumë mjekë me zero kredite? Është financimi, është pamundësia për të lënë vendin e punës sepse nuk ka mbulim me një mjek tjetër, sepse duke e ditur shkakun dhe pasojën atëhere mund të ndërhyhet” tha Vokshi.“Është tërësisht përgjegjësi individuale, sepse cdo mjek merr minimalisht 30 kredite vetëm po të raportojë në QTEV se cilat libra ka lexuar gjatë këtyre viteve” ka thënë drejtoresha e Qndrës KOmbëtare të Edukimit në Vazhdim.Në maj, pas publikimit të listës së profesionistëve dhe të shëndetit me zero kredite, ministria e Shëndetësisë i heq atyre të drejtën të ushtrojnë profesionin në spitale publike dhe private, për t’ia dhënë këtë mundësi në muajin tetor, kur do të kryhet edhe provimi.