KQZ vendos të hapen 7 kuti votimi në Durrës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2015, 18:10
Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve ka vendosur sot të hapen kutitë e votimit në Durrës për qendrat e ankimuara nga Partia Demokratike.Me kërkesë të dy anëtarëve të djathtë të KQZ, Vera Shtjefni dhe Hysni Osmanaj KQZ vendosi të verifikojë nëse qëndron ose jo hipoteza e demokratëve se në 21 qershor 8 QV kanë votuar qytetarë që nuk kanë qenë në Shqipëri.Ndërkohë më herët Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund maratonës së zgjedhjeve të Kurbinit duke vendosur të rrëzojë kërkesën e PD që kërkoi pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve në këtë njësi.