Lefter Koka: Plan masash për parandalimin e rënie së zjarreve në pyje
Ditët e nxehta të verës në Shqipëri janë shoqëruar me fenomenin e zjarrvënies së qëllimshme në kullotat pyjore. Statistikat zyrtare flasin për 10 Ha pyje dhe 22 Ha kullota të dëmtuara.Ministri i Mjedisit Lefter Koka në një deklaratë për shtyp tha se strukturat shtetërore janë vënë në lëvizje për kapjen e autorëve.Lefter Koka: Të dhënat e shfaqjes së zjarreve gjatë sezonit të verës tregojnë se mbi 90% janë të qëllimshme ose nejrëzore dhe pjesa tjetër janë faktorët natyrore.Dhe në këtë situatë shefi i dikasterit të mjedisit edhe masat që do të merren.Lefter Koka: Duke marrë në konsideratë situatën e krijuar gjatë viteve të mëparshme, problemet shqetësuese të shkaktuara prej zjarreve, por edhe bashkëpunimin e frytshëm të një viti më parë është hartuar një plan pune i përbashkët operacional me Ministrinë e Punëve të Brendshme ku është përfshirë dhe Shtabi i Emergjencave Civile.Ministria e Mjedisit ka vënë në dispozicion 110 vrojtues për të mbajtur nën kontroll dhe për të lokalizuar pikat e mundshme që mund të përfshihen nga zjarret. Ndërkohë ministri i Mjedisit, Lefter Koka u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos përfshihen në akte të tilla pasi nuk do të mund ti shpëtojnë ndëshkimit.