Skulptorët e relievit të Kryeministrisë: Zoti e ndihmoftë Kryeministrin Rama
Kjo eshte pamja e re e Kryeministrise, ku qendrojne bashke ne nje fasade edhe relievi, veper e 4 skulptoreve Hektor Dule, Shaban Haderi, Muntaz Dhrami dhe mes tyre edhe babai i kryeministrit, Kristaq Rama, por edhe vepra e artistit francez Philipe Parreno që ka marrë së fundi shumë vëmendje dhe komente.
Nje prej 4 mjeshtrave shqiptare, Hektor Dule, dora e te cilit ka gdhendur ne fasaden e godines relievin jep nje vleresim për pyetjen e Ora News nese shkojne dy keto dy vepra ne te njejtin vend.
“Që të ndërhysh në një vëllim arkitektonik, që nuk e ka menduar arkitekti më përpara është guxim. Koha do ta tregojë ky guxim duke precur këtë vëllim arkitektonik i bëri mirë këtij vëllimi apo i bëri keq. Unë nuk jam në gjendje të gjykoj tani, sepse sa e pashë dhe gjithmonë përshtypja e parë ose qëllon, po rrallë herë qëllon në shenjë, ose gabon”.
Megjithatë për skulptorin, Hektor Dule, qytetarëve u duhet dhënë kohë në mënyrë që të japin gjykimin e tyre për pamjen e re.
“Nuk duhet të jemi kategorik, ta gjykojmë me ngut se rri apo nuk rri. Duhet të presim njëherë, të fitojë të drejtën e qytetarisë ajo masë dhe pastaj të flasim dhe gjykojmë. Mua më duket pozitive, ishalla edhe kjo ndërhyrje, kam përshtypjen që ajo do fitojë të drejtën e qytetarisë”.
E megjithatë ka një këshillë për Kryeministrin: “Guximi gjithmonë arrin të ketë një rezultat. Mos o Zot që të jetë një guxim i tepruar”.