KLD pezullon nga detyra gjyqtarët Rasim Doda dhe Parashqevi Ademi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2015, 16:20
Me unanimitet të plotë Keshilli i Larte i Drejtësisë, vendosi të pezullojë nga detyra gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe gjyqtarin Rasim Doda.Vendimi u mor ne mbledhjen e radhes me dyer te mbyllura te këtij këshilli. Të dy gjyqtaret akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktualisht ndodhen nën masën e arrestit me burg.Gjyqtarja e Lezhes Parashqevi Ademi , u arrestua në flagrance në zyrën e saj sëbashku me nje avokat, i cili kryente rolin e sekserit, dhe që i afronte asaj një zarf me 2 milion lekë nga klienti i tij, në këmbim të një vendimi.Ndërsa gjyqtari i Sarandës, Rasim Doda akuzohet se ka marrë rryshfet për të ndryshuar vendimin e një procesi gjyqësore.