Në Fier qentë e rrugës bredhin lirshëm lagjeve, rrezik për infeksione
Në Fier qentë e rrugës, përherë janë endur lirisht nëpër lagjet e qytetit. Bashkia nuk ka pasur asnjëherë një projekt për trajtimin e tyre në qendër të posaçme, ndërkohë që këta qenë që ushqehen në kushte rruge janë dhe vatër infeksionesh dhe sëmundjesh të rrezikshme.Qentë e rrugës i ndesh rëndom në qytetin e Fierit, si në qendër ashtu edhe në periferi, në brendësi të lagjeve.Duke u ushqyer në kushte rruge me mbeturina, ata kthehen në bartës potencialë të sëmundjeve të rrezikshme si leshmanjoza.Rreziku rritet pasi temperaturat e larta, vaforizojnë përhapjen mikrobike duke krijuar vatra infeksioni.Në Bashkinë e Fierit, interesit të Ora neës për sistemimin e qenve të rrugës, i përgjigjen me faktin që nuk ka pasur asnjëherë një projekt të tillë.Një nismë e para disa viteve, ka qenë private nga një OJF amerikane për mbrojtjen e kafshëve, e cila ngriti një qendër funksionale për dy vjet, ku qentë nuk shfaroseshin por trajtoheshin aty.