Vlorë, bie lexueshmëria, femrat adhurueset e romaneve rozë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2015, 14:42
Në Vlorë këtë sezon vere kërkesa për libra të rinj për të kaluar pushimet është zbehur. Sipas librashitësve dhe ato pak libra që shiten janë kryesisht romanet "best seller".Libri nën hijen e çadres teksa shijon pushimet në Vlorë duket modë e vjetëruar.Ne librarite e Vlorës ata që boshatisin raftet, lexojne dhe blejne rregullisht libra, janë lexuesit klasike.Sipas librashitesit, Stavri Cili, pritshmerite per kete sezon nuk jane arritur dhe e vetmja risi është përdorimi i librit si dhuratë. Klasiket e letersise janë zgjedhje më e shpeshtë.Në vitet e fundit më të shiturat kanë qenë romanet roze, ndërsa femrat lexueset më të rregullta të tyre.