Pas vendimit të CAS, Vuçiç : Do të fitojmë pa dron, Rama: Nuk ke gjë në dorë

Vendimi i CAS për ti dhënë tre pikë Shqipërisë ka "përplasur" në rrjetet sociale, kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.I revoltuar nga vendimi kryeministri serb Aleksandë Vuçiç, e  ka cilësuar një turp.rama 1Në kundërpërgjigje të postimit të Ramës që e konsideronte një drejtësi europiane, dhe shkruan se do të fitojmë pa ndihmën e dronit në Shqipëri.vucici“Drejtësia evropiane për të satën herë është rikthyer në një padrejtësi globale. Ata që e shkaktuan incidentin u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjyqit në Lozanë është turp për të drejtat, drejtësinë dhe paraqet fyerje për të gjithë njerëzit normal”, ka shkruar Vuçiç.Nuk ka munguar sërish kundërpërgjigje e Ramës, i cili shkruan:"SerbianPM mik i dashur ne Shqiperi do fitoje kush do luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj "Ne do fitojme" se s'ke asgje ne dore"Më pas Rama i tregon  homologut serb se ndeshja do të zhvillohet në Shkodrër,dhe se do të jetë i ftuari i nderit, ku bashkë me të të duartrokasin fituesin.rama 2rama 3