Mbyllet takimi i dytë i Eurogrupit, Greqia ka afat deri të dielën

Pa asnjë marrëveshja u mbyllën dy takimet e ministrave të Financave të eurozonës në Bruksel.Takimi i parë përfundoi pa rezultate sepse kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ishte paraqitur pa ndonjë propozim të ri. Gjithashtu edhe takimi i dytë që zgjati rreth 4 orë, pati të njëjtin fat. Pas takimit ka folur presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk në një konferencë për shtyp ku tha se Tsipras paraqiti nje kerkese te re per kredi.Tusk shtoi se mbeten vetëm 5 ditë për të arritur një marrëveshje përfundimtare për Greqinë.Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker nuk përjashtoj asnjë skenar, madje edhe më të keqin. Pavarësisht kësaj, Juncker theksoi se eurogrupi ka skenar se si të mbajë Greqinë në Eurozonë, ku nënvizoi se për këtë duhet bashkëpunim i qeverisë greke.Edhe Presidenti i Francës, Hollande tha se duan që Greqia të mbetet në BE dhe eurozonë, por janë vetë grekët që e vendosin.Nëdrkohë, eurogrupi bëri të ditur se me 12 korrik do të zhvillohet një samiti i BE-së, i cili do të jetë vendimtar për fatin e Greqisë.