Policia publikon masat për mbarëvajtjen e vizitës së Merkel, ja kufizimet

Një ditë para se kancelarja gjermane Angela Merkel të shkelë tokën shqiptare, policia e Tiranë ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e vizitës.Blutë njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës se në disa segmente rrugore do ketë bllokime të qarkullimit të mjeteve dhe kufizime, konkretisht :-Nga ora 10:30-14:30 nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga Rinasi për në Kashar (sensi tjeter do vazhdojë normalisht)-Nga ora 13:30-14:30 segmenti rrugor nga Superstrada Vorë – Tiranë, duke filluar nga mbikalimi i Kasharit – mbikalimi Kamëz dhe rrugët dytësore do të jenë të bllokuaraNë vazhdim segmenti rrugor nga mbikalimi Kamëz – Sheshi “Shqiponja” - Rruga e “Durrësit”Segmenti rrugor Sheshi “Skëndërbej” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- Sheshi “Nënë Tereza” , rrugët lidhëse me to nuk do të lejohet parkimi i mjeteve si edhe do të bllokohet në momente të caktuara.Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, që në këtë ditë nga ora 1200 deri në orën 1900, të shmangin qarkullimin me mjet në këto akse rrugore.Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq.