Doganat i besohen sërish një gruaje, Pranvera Fagu do zëvendësojë Spiropalin

Qeveria shqiptare i ka besuar sërish drejtimin e Drejtorisë së Doganave një gruaje.Këshilli i Ministrave ka miratuar sot në krye të Drejtorisë së Doganve Pranvera Fagun, post që e mbante më parë Elisa Spiropali.Ndërkohë, pak muaj më parë Spiropali dha dorëheqje të parevokueshme nga detyra e kreut të Doganave, për arsye personale fill pas lindjes së vajzës së saj.Sakaq, në vend të Spiropalit u komandua Irena Beqiraj, zëvendësministrja e Financave, e cila drejtoi për pak kohë këtë institucion.