Bastiset apartamenti i Shefes së FMN-së Christine Lagarde

Policia franceze kontrolloi apartamentin e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në Paris, në kuadër të një hetimi "për abuzimin me pushtetin", për rastin e dhënies së kompensimit financiar për biznesmenin Bernard Tapie, në vitin 2008, kohë kjo kur shefja e FMN kryente detyrën e Ministres së Financave të Francës.Prokurorët po përpiqen të përcaktojnë nëse ajo ka ndikuar në panelin e gjykatësve, i cili në vitin 2008 urdhëroi që banka "Credit Lyonnais", të paguante një dëmshpërblim prej 400 milionë eurosh për biznesmenin Bernard Tapie, i cili ishte dhe një prej mbështetësve të ish-presidentit francez, Nikolas Sarkozy.Lagard ka hedhur poshtë çdo akuzë të ngritur ndaj saj. Çështja "Tapie- Credit Lyonnais" ka të bëjë me konsulencën që banka i dha biznesmenit për shitjen e firmës "Adidas", në fillimvitet 1990 dhe veçanërisht faktin se instituti, fillimisht bleu kompaninë nga Tapie, për ta shitur me pas, me një çmim më të lartë."Ky kërkim do të ndihmojë për të zbuluar të vërtetën, e cila do të kontribuojë në zbardhjen e pafajshmërisë ëë klientes time nga çdo keqbërje kriminale," tha avokati i Lagarde, Yves Repiquet, për agjencinë e lajmeve Reuters.Kësisoj, në vitin 2008, gjykata vendosi për dëmshpërblimin e Tapie, prej 403 milione eurosh, duke pranuar gabimet e Bankës.Pas viteve në gjykata, rasti është referuar nga Znj Lagarde në një panel arbitrazhi në vitin 2007 dhe ajo miratoi vendimin e tij për dëmet në çmimin.