Arabi Saudite, 18 të arrestuar për spiunazh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 07:28
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar 18 persona, përfshirë një iranian dhe një libanez, nën dyshime për spiunazh.Ministria e brendshme ka deklaruar se 16 të tjerë të dyshuar janë sauditë. Ata u arrestuan gjatë bastisjeve në katër rajone në të gjithë vendin.Zyrtarët thonë se këta persona kishin mbledhur informata për një vend të huaj, të pa identifikuar duke përdorur objekte dhe instalime të rëndësishme saudite.