Egjipt, arrestohet i afërmi i Gaddafi-t

Policia egjiptiane ka arrestuar një bashkëpunëtor të ngushtë dhe të afërm të ish-liderit libian, kolonel Muammar Gaddafi-t.Ahmed Gaddaf al-Dam ka qenë i dërguari special i Tripolit në Kajro për shumë vite, duke lënë Libinë për të shkuar në Egjipt, vetëm pak kohë pas protestave të 2011-s kundër kolonel Gaddafi-t.Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit ka urdhëruar paraburgimin 30-ditor të Gaddaf al-Dam, teksa akuzat ndaj tij janë duke u hetuar.Ai u dorëzua te forcat policore egjiptiane, pasi shtëpia e tij në Kajro u rrethua prej tyre.Gaddaf al-Dam është një nga disa figurat më të rëndësishme libiane, që jetojnë në Egjipt, i cili është ndjekur nga autoritetet libiane dhe trupa policore ndërkombëtare, Interpol, që prej fundit të luftës.Zëvendës prokurori i përgjithshëm i Libisë, Taha Baara, ka konfirmuar arrestimin, duke thënë se Libia i kishte dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm të Egjiptit çështjen ndaj Gaddaf al-Dam, disa kohë më parë.Taha Baara shtoi se akuza paraprake, e bërë e ditur nga Interpol, është falsifikimi i dokumentave të tij zyrtare.Autoritetet libiane kanë theksuar se ka edhe shumë akuza të tjera, veç kësaj.Një burim i Ministrisë së Brendshme në Kajro, tha për BBC se Gaddaf al-Dam u dorëzua te forcat e sigurisë, pasi 10 automjete rrethuan shtëpinë e tij në Zamalek, qytet fqinj me kryeqytetin e Egjiptit.