Stavridis: Po diskutohen plane për veprim ushtarak në Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 10:08
Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali James Stavridis ka deklaruar se disa vende të NATO-s, po diskutojnë planet për veprim të mundshëm ushtarak në Siri.Admirali Stavridis theskoi se çdo veprim i tillë ushtarak do të kërkojë një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshje midis të gjitha 28 vendeve anëtare të NATO-s.Agjencia shtetërore siriane e lajmeve, Sana, tha se 25 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmin kryengritës më 19 mars.Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se përdorimi i armëve kimike, "do të përbënte një krim të egër".