Brazil, rrëshqitje dheu, 27 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 08:35
Të paktën 27 persona kanë gjetur vdekjen nga rrëshqitja e dheut në një rajon malor pranë qytetit brazilian të Rio de Zhaneiros.Disa ditë shirash të dendur, shkaktuan rrëshqitje dherash në rajonin e largët malor të Petropolis.Dy punëtorë të shpëtimit janë ndër të vdekurit.Mijëra banorë janë detyruar të evakuojnë zonat e përmbytura dhe të kërkojnë strehim emergjent.Shirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës lanë të vrarë më shumë se 900 njerëz në të njëjtin rajon në vitin 2011.