Itali, debate për presidentin e ri

Në vigjilie të konsultimeve që presidenti Italian Xhorxho Napolitano do të nisë ditën e nesërme, debati për zgjedhjen e presidentit të ri ka sjellë deklarata nga partitë kryesore.'Nëse e majta do të marrë edhe kreun e presidencës, atëherë do të jetë betejë" ka deklaruar kreu i PDL Silvio Berluskoni.Më i hapur është treguar kreu i qendrës së majtë, pier luigji bersani, sipas të cilit do të duhet gjendet një figurë e pranushem nga të gjitha palët "nevojitet një dialog, sepse problemi ekziston. Duhet të gjejmë një figurë si ajo e Grasos  e cila mund të votohet edhe nga e djathta" deklaoeri bersani.Ndërkohë që edhe lega nord nëpërmjet sekretarit të saj ka pohuar se për në presidencë nuk mund të shkohet pa një marrëveshje me të majtën.E ndërsa kreu i lëvizjes pesë yjet, beppe Grillo ka kërkuar përfaqësim të plotë në të gjitha nyjet e shtetit. " Duam përfaqësues në komisionet dydhomëshe, në zyrat e presidencës, të vendosim edhe mbi zëendës presidentet dhe të inspektoret: ka deklaruar grillo në blogun e tij.Zëdhënësjai lëvizjes pesë yjet ka rikonfirmuar se nuk ka asnjë shenjë drite për marrëvëshje mes partive. "Duam që të njihet roli ynë, nuk duam vetëm poste dhe nuk do të bëjëm marrëveshje me asnjë parti. Përgjegjësinë e të na lënit jashtë në çdo rast do ta marrin ata"ka deklaruar Roberta Lombardi gjatë një koference për shtyp.