Koreja e Veriut, video kërcënuese për SHBA-në
Ajo që mund të duket si një videolojë në internet, duket se nuk mund të marrë të njëjtën rëndësi kur një video montazh i shpërthimit të Shtëpisë së Bardhë transemtohet në Tv shtetëror nga qeveria e Koresë së Veriut.Në të njëtën kohë kur SHBA dhe Koreja e Jugut po përgatiteshin për fluturimin e një avionic B 52 bombardues, Koreja e Veriut, transmetoi një video propagandistuese ku tregonte bombardimin e Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Gjatë një stërvitje ushtarake të trupave ushtarake të Koresë së Veriut, sajohet në video sikur në shenjëstër merret Shtëpia e Bardhë.Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë deklaroi për CCN se SHBA kishin marrë masa për gjithçka ndërkohë që kërcënimet e Kim Jong Il shkojnë deri në sulm ndaj Amerikës.Në video,Koreja paralajmëron sekondë pas sekonde, fitili i luftës nukleare po digjet.Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka njoftuar planet për të aktivizuar sistemet mbrojtëse anti-raketë në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve nga Koreja e Veriut.Hagel deklaroi se SHBA ka shtuar 14 interceptorë, të cilët mund të qëllojnë raketat në fluturim, nga 30 të tillë që janë aktualisht të vendosur në Kaliforni dhe në Alaskë, ku do të vendosen brenda vitit 2017.Ndërkohë pas deklaratave për sulm nuklear ndaj SHBA, një prej kongresmenëve më të rëndësishëm amerikanë shprehu shqetësimin e tij mbi "qëndrueshmërinë mendore" të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.