Qipro, hedh poshtë projekt ligjin për tkurrjen e depozitave

Me 36 vota pro dhe asnjë kundër, nën rrethimin e mijëra demonstruesve, Dhoma e Përfaqësuesve të Qipros hodhi poshtë projekt-ligjin për tkurrje të depozitave në vend. Me këtë mënyrë parlamenti qipriot rrëzoi masat shtrënguese financiare ndaj qytetarëve të vendosura si kusht për marrjen e huasë prej 10 miliard euro nga Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.36 deputetë votuan kundër, 19 abstenuan dhe asnjë nuk votoi pro masave. Plani fillestar parashikonte taksimin me 6.75 të të gjitha llogarive deri në 100 mijë euro nëpër banka dhe 9.9 përqind për shumat mbi 100 mijë euro.Por plani nxiti protesta masive në vend dhe Ministri i Financave, në një përpjekje të dëshpëruar për të kaluar diçka në parlament e modifikoi atë duke zbrazur nga taksimi të gjitha shumat nën 20 mijë euro, 6.75 përqind për shumat nga 20 deri në 100 mijë euro dhe 9.9 përqind për shumat mbi 100 mijë euro. Por pavarshisht këtyre ndryshimeve ligji, u hodh posht nga të gjitha partitë në Qipro.Pas këtij dështimi qeveria qipriote tani duhet të paraqesë një plan alternativ për të mbledhur paratë e nevojshme. Nëse nuk pranon masat ajo nuk do të të marrë pakon e shpëtimit dhe bankat në ishullin e madhë do të përballen me mundësinë e kolapsit. Ministrat e Financave të BE-së kanë paralajmëruar se nëse nuk miratohet ky ligj dy bankat kryesore do të falimentojnë.Gjatë mbledhjes në parlament, forcat e policisë kishin prerë rrugën Mahatma Gandit, në të cilën ndodhet Parlamenti Qipriot. Jashtë Kuvendit ndodhen forca të shumta të policisë, si dhe ekipet e shumë mediave të huaja.Me motot "Qiproja i përket popullit" dhe "pavarësi - demokraci dhe  Liri" turma ka protestuar para parlamentit qipriot.Shumë deputet dolën në rrugë dhe inkurajuan protestuesit që përveç flamur qipriot, mbanin dhe flamuj të vendeve të tjera evropiane.Duke folur në Kuvend, të gjithë përfaqësuesit e partive ishin kundër projekt ligjit  për tkurrjen  e depozitave.Ndërkohë u vendos një takimi i ri i liderëve politikë për të Mërkurën, nga presidenti i Qipros Anastasiades Nikos.