Kriza në Qipro, Shable: Duhet të miratohet paketa

Ministri gjerman i financave ka paralajmëruar bankat e Qipros  se nuk mund të jenë në gjendje të përballojnë krizën që ka goditur vendin, nëse ajo refuzon kushtet e paketës së shpëtimit.Volfgang Shable tha se i vjen keq për votimin e Parlamenti në Qipro që refuzoi taksën mbi depozitat bankare, të propozuar nga BE dhe FMN si pjesë e paketës së shpëtimit financiar për ishullin, prej 10 miliardë euro."Banka Qendrore Evropiane ka bërë të qartë se pa një program të reformës për Qipron por ndihma nuk mund të vazhdojë. Dikush duhet tu shpjegojë këtë qipriotëve dhe unë mendoj se ka një rrezik që ata nuk do të jenë në gjendje për të hapur Bankat përsëri " tha Shable.Asnjë deputet i parlamentit nuk ka votuar pro taksës, dhe rezultati ishte 36 vota kundër e 19 abstenime. Më herët, ministria e Financave e kishte modifikuar paketën për tu ardhur në ndihmë qytetarëve me depozita të vogla në banka, por opozita mbeti e vendosur të kundërshtojë taksimin për të gjitha shumat.Ministrat e Financave të Bashkimit Europian kanë paralajmëruar se dy bankat më të mëdha të Qipros do të falimentojnë nëse marrëveshja financiare nuk arrin të përmbushet në njëfarë mënyre.Por pavarësisht frikës së krejt sistemi i bankave në ishull mund të përfundojë në kolaps, ka një zemërim të madh publik, për idenë se edhe qytetarët me depozita kursimi të detyrohen të paguajnë një shumë deri në 6.75për qind.Pas votimit, protestuesit e përshëndetën vendimin e parlamentit, ndërkohë që deputetë të ndryshëm e cilësuan paketën e ndihmës si shantazhuese.