Mali, ekzekutohet pengu francez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2013, 07:38
Një agjenci afrikane e lajmeve ka njoftuar se dega e Al-Kaidës në Afrikën veriore ka ekzekutuar një peng francez si hakmarrje për ndërhyrjen ushtarake të Francës në Mali.Agjencia e lajmeve e Mauritanisë së ANI njofton se ekzekutimi i Philippe Verdon ndodhi më 10 Mars.Vrasja nuk është konfirmuar, dhe Ministria e Jashtme franceze nuk pranoi të komentojë.Philippe Verdon ishte një nga dy shtetasit francezë të rrëmbyer në nëntor 2011 në Mali, në qytetin verior Hombori.