Rruga e vështirë për krijimin e qeverisë në Itali

Ka nisur në Itali rruga e vështirë e formimit  të qeverisë së re, ndërsa presidenti Xhorxho Napolitano ka nisur konsultimet me partitë politike.Pier Lugji Bersani së bashku me të majtën e tij ka shprehur besimin e gjetjes së një zgjidhje së bashku me Napolitianon, ndërsa lëvizja Pesë Yjet nuk lëshon aspak nga qëndrimi i saj e ndërsa e djathta ka shprehur nevojën e krijimit sa më të shpejtë të një qeverie.E mërkura do të jetë një ditë intensive për Napoltinon i cili pas Bersanit gjatë ditës vijon takimin me kryetarin e dhomës së depuetëve, Laura Boldirni, me përfaqësues të senatit për të vijuar ditën e nesërme me përfaqësues të PDL dhe lëvizjes Pesë Yjet.Këta të fundit e kanë konsidenruar si të zgjuar lëvizjen e Bersanit për kandidaturën e Grassos në krye të Senatit , i cili mori vota nga të gjithë krahet politikë. "Por kjo nuk do të thotë se ne do të votojmë që qeveri të kryesuar nga Bersani" ka dekaluar Claudia Messora, përfaqësuese e lëvizjes pesë yjet.Ndërsa lideri i së djathtës, Silvio Berluskoni ka ripërsëritur qëndrimin e tij sipas të cilit e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë është krijimi i një qeverie me një koalicion të gjerë, PD, PDL."Për të dalë nga recensioni e për tu zhvilluar do të duhen vendime të rëndësishme e të sigurta dhe vetëm një qeveri e qëndrueshme dhe autoritare që mund të dalë nga një marrëveshje me PD mund ta realiojë" ka deklauar Berluskoni.Megjithatë i ndodhur mes qëndrimeve kontraversiale dhe të papranueshme mes palëve, puna e presidentit Napolitano, në fund të mandatit të tij duket se do të jetë mëse e vështirë.