Irak, sulm terrorist, dhjetëra të vrarë në kryeqytet

Të paktën 21 persona mbetën të vrarë, pas shpërthimit zinxhir të disa autobombave në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.Mbi 100 të tjerë janë plagosur dhe me disa prej tyre në gjendje kritike, bilanci i këtij akti terrorist mund të rëndohet më tej në orët në vazhdim, lajmëroi të martën “BBC”.Sulmet erdhën në përvjetorin e dhjetë të nisjes së pushtimit amerikan të vendit, që solli edhe fundin e regjimit të diktatorit Saddam Hussein.Ndonëse dhuna në Irak mbetet larg niveleve kulmore të 2006-s, vendi është përfshirë nga një luftë e përgjakshme fetare midis sunitëve dhe shiitëve.Si rrjedhojë e dhunës, në muajt e fundit është regjistruar një bilanc prej rreth 300 të vdekurish në muaj, në sulmet terroriste të militantëve të secilës përkatësi fetare.Një vend me 31 milionë banorë dhe të ardhura për frymë të ngjashme me ato të Shqipërisë, Iraku vuan nga një përçarje e thellë fetare, trashëguar nga ndarja prej 65% shiitë, 30% sunitë dhe 5% të krishterë që ka vendi, në të cilin përfshihet edhe një komunitet i rëndësishëm kurd.