Arbjon Aliko mohon vrasjen e efektivit të RENEA-s: Pushkatomëni, po e provuat
Dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko kanë kaluar natën e parë në parburgimin e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.Ata janë pyetur nga prokuororët e Krimeve të Rënda dhe kanë mohuar të kenë gisht në vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha."Nuk kam vrarë njeri, nëse e vërtetoni më pushkatoni"- mësohet të jetë shprehur Arbjon Aliko para grupit hetimor.Gjatë marrjes në pyetje, dy vëllezërit e frikësuar janë përgjëruar të mos keqtrajtohen ndërsa të dyshuarit mësohet të kenë thënë nuk janë vetëdorëzuar më heret nga frika se mos vriteshin nga policia.Nga ana tjetër hetuesit u kanë marrë dy vëllezërve shenjat e gishtave për të parë nëse kanë qëlluar apo jo me armë në drejtim të policisë. Po kështu dhe i kanë bërë analizat e gjakut për parë nëse janë apo përdorues të lëndëve narkotike, përgjigje këto që dalin pas 48 orësh.Neshat Fana, avokat mbrojtës i dy vëllezërve tha se gjendja e tyre psikologjike është e rëndë, dhe për këtë arsye nuk kanë qenë në gjendje tu përgjigjen pyetjeve të prokurororëve, ndaj do të ketë një tjetër seancë.Marrja në pyetje është bërë nga prokurori Adnan Xholi dhe Edvin Kondili ndërsa kjo çështje është duke u ndjekur nga 3 prokurorë të tjerë: Besim Hajdarmataj, dhe Anton Martini në Gjirokastër. Ndërsa prokurori Niazi Seferi është angazhuar nga Prokuroria e Krimeve të rënda për të përgatitur aktet ligjore.Mbyllet arratia Ka përfunduar pas 4 ditësh arratia e dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, të akuzuarit kryesor për vrasjen e efektivit të RENEAs Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë.Ka qenë ora rreth 21:30 e 27 qershorit kur policia bëri ndërhyrjen për arrestimin e dy vëllezërve Aliko në fshatin Kardhiq, të Gjirokastrës.Operacioni policor, i zhvilluar nga toka dhe nga ajri zgjati rreth 6 orë, dhe mbi 500 forca policore rrethuan zonën e Kardhiqit, ku ishin fshehur edhe vëllezërit Aliko.Arrestimi ne tunel, u angazhuan dhe helikoptereTë rinjtë u gjetën në një tunel 20 kilometra larg fshatit të tyre në një zonë malore që ndodhet midis Gjirokastrës dhe Tepelenës.Policia ndoqi një taktikë të tillë, që vëllezërit Aliko të mos kishin rrugë tjetër përveç dorëzimit.Nëpërmjet helikopterit forcat RENEA janë dislokuar në zonë duke krijuar një perimetër sigurie. Ndërkohë që RENEA krehte zonën, forcat e FNSH nga toka po ngushtonin perimetrin e sigurisë, duke mos lënë asnjë mundësi arratisje.Vëllezërit u dorëzuan pa bërë rezistencë.Në operacion ka marrë pjesë edhe babai i dy vëllezërve, Adil Aliko i cili ka shërbyer si negociator ndërsa i ka kërkuar policisë që të mos i vrasë djemtë. Edhe dy vëllezërit kanë kërkuar që mos të qëllohet ndaj tyre, pasi pranonin të dorëzoheshin.Operacioni është drejtuar nga vetë drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako së bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato. Po ashtu në ndihmë të arrestimit ka ardhur edhe babai i vëllezërve Aliko, Adil Aliko i cili ka negociuar me dy djemtë e tij.Nga Gjirokastra vellezerit nisen drejt TiranesPak pas mesnatës Arbjon dhe Alban Aliko janë sjellë në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe pritet që të dalin në Gjykatën e Krimeve të Rënda për vlerësimin e masës së sigurisë. Ata pritet të merren në pyetje nga grupi hetimor.Në një lidhje telefonike për Ora News, pak momente pas arrestimit, babai i dy të rinjve Adil Aliko tha se policia po ushtonte dhunën mbi djemtë e tij.[caption id="attachment_539261" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Nje prej vellezerve Aliko, ne momentin e arrestimit[/caption]Policia: 500 forca policia rrethuan zonën"Qe prej ores 16 .rreth 500 forca policore, kanë rethuar në zonën e Kardhiqit , ku mbi bazen e informacioneve ne rruge operative rezultonte se dy vellezerit Aliko po leviznin ne drejtim te grykes per ne zonen e fshatrave te Cepos. Policia i ka pikasur ju ka ber thirrje te dorezohen por dy vellezerit janë futur ne nje zone me shkure e rrepe.Ne drejtim te vendit ku fshiheshin është nisur drejtori i policis se shtetit Haki Cako me nje helikopter të ushtrise ku se bashku me drejtoret Ardian Çipa dhe Altin Qato ka drejtuar gjithë operacionin.Helikopteri ka bere transportin e forcave RENEA nga Kardhiqi duke i dislokuar ne te gjitha pikat duke krijuar nje perimeter e sigurise dhe rrethimin e zones. Forcat RENEA per dy ore me helikoper kane krehur zonen e dyshuar ku fshiheshin, nderkohë qe FNSH e forca te tjera po ngushtonin perimetrin e sigurise. Forcat RENEA kane perdorur negocjatat per te bere te mundur daljen e tyre nga vendi ku ishin fshehur. Pas disa oresh negociatash dhe ne rrethom te plote,eshtë bere e mundur kapja dhe arrestimi i tyre."[caption id="attachment_539266" align="alignnone" width="664"]
Ne foto: Nje prej vellezerve Aliko, ne momentin e arrestimit[/caption][caption id="attachment_539267" align="alignnone" width="665"]
Ne foto: Nje prej vellezerve Aliko, ne momentin e arrestimit[/caption][caption id="attachment_539264" align="alignnone" width="667"]
Ne foto: Nje prej vellezerve Aliko, ne momentin e arrestimit[/caption][caption id="attachment_539265" align="alignnone" width="669"]
Ne foto: Nje prej vellezerve Aliko, ne momentin e arrestimit[/caption]Babai i dy vëllezërve, Adil Aliko: Djemtë po dhunohen barbarishtBabai i dy vëllezërve, Adil Arlik në një prononcim për Ora News pretendoi se dy djemtë e tij po torturohen dhe po dhunohen barbarisht."Djemtë janë rrethuar, janë dorëzuar, kemi negociar dhe unë dhe drejtori i përgjithshëm, por jam në shqetësim të madh sepse po më vrasin djemtë, policia po më qëllojnë djemtë në mënyrë barabre. Ju lutem ndërhynë me të gjitha mënyrat sepse fëmijët e mi mund të mos vënë të gjallë në komisariat. Më dhanë garancinë se nuk do ti preknin fëmijët, por ikanë degjeneruar, i kanë rrahuar barbarisht. Unë kam qenë aty në momentin e arrestimit. Janë dhunuar në momentin e arrestimit, kur u kapën. Policët nuk marrin vesh as drejtorin e policisë. Ata u dorëzuan, ti përgjigjen drejtësisë nëse kanë bërë faj. Këtë kërkoj unë. Nuk dua të mi vrasin djemtë."Unë nuk kam pasur kontakt me djemtë, ata ishin në arrati. Sot që e mora vesh kontaktova.Dy vëllezërit Aliko ishin në listën e policisë, të shpallur në kërkim që prej datës 24 qershor, kur edhe ndodhi sulmi i policisë.