Në Kukës këshilli bashkiak ndahet mes 24 partive

Kodi zgjedhor duhet të rishikohet sipas kryetarit të PD dhe atij të PS, për Kukësin. Sipas tyre kodi aktual favorizon partitë e vogla tek presja dhjetore dhe formula e përllogaritjes, çka dëmton partitë e mëdha ndonëse në zgjedhjet vendore morën numër shumë më të lartë votash.Arif Rexhmati, kryetar i PD: "Parti të vogla inekzistente kanë marrë nga një këshilltarë. Kjo është çështje e zgjedhjes së qyterave por ka të bëjë me kodin zgjedhor. Ai duhet të rishikohet. Favorizon ata parti, që tek presja dhjetore marrin këshilltarin. PR mori 1019 vota në Kukës e mori një këshilltar, ndërsa subjekte të tjera që morën 300 vota dhe ato morën një këshilltar."Ylber Duraku, kryetar i PS: Nuk është sistem i mirë, pasi partitë e vogla anojnë për interesa të voglaKëshilli bashkiak i Kukësit tashmë ka marë formën e tij të plotë, pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, por duket se elektorati më shumë ka votuar partitë e vogla, sesa forcat kryesore politike. PD ka marë 4 mandate, PS 2, LSI 2 këshilltar, PDIU 2 këshilltarë. Partia Republikane mori 1 këshilltar. Ndërsa një këshilltarë i pavarur ka arritur mandatin me 1033 vota. Në total 31 këshilltarët për Bashkinë janë ndarë mes 24 partive./Oranews.tv/