Të huajt rrisin shpenzimet për turizmin në Shqipëri, e tkurrin shqiptarët

Shpenzimet që të huajt kanë bërë në Shqipëri janë rritur gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke kapur shifrën e 262 milionë eurove.Ndërsa shpenzimet që shqiptarët kanë bërë janë vendit janë tkurrur me 14 për qind kundrejt një viti më parë, duke arritur në 218 milionë euro.Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë komentohen me optimizmë nga ekspetët, të cilët argumentojnë se ky bilanc pozitiv ka gjeneruar para shtesë në ekonomi, duke kompensuar rënien e eksporteve në këtë periudhë.Artan Gjergji:Është përmirësuar cilësia e ofertës turistike dhe kjo ka sjellë dhe një rritje të sasisë të parave që shpenzon turisti dhe ka zgjatur kohën e qëndrimit në Shqipëri. Të gjitha këto në fund të kalkulimit do të thotë më shumë para të mbetura në Shqipëri”Ekspertët argumentojnë se Shqipëria duhet të bëhet tërheqëse për të huajt nëpërmjet ofertave turistike, pasi kjo do të siguronte sasira të konsiderueshme valute, aq shumë të nevojshme për ekonominë.Ndërsa tkurrjen e shpenzimeve të shqiptarëve jashtë vendit ekspertët e shpjegojnë se pasiguritë që ata po përjetojnë.Artan Gjergji: “Unë do e përktheja në një farë frenimi të shpenzimeve. Mirë apo keq shpenzimet për udhëtimet jashtë janë një luks”Mungesa e valutes në vend është një ndër problemet që përballet ekonomia jonë, në kushtet kur eksportet kanë ngadalësuar ritmet e rirtjes, ndërsa invetsimet e huaja dhe dërgesat e emigrantëve mbeten të dobëta./Oranews.tv/