Mirela Arqimandriti: Nuk u shmang as kësaj herë votimi në grup
Edhe pse zgjedhjet e 21 qershorit kishin në qendër kandidatët që do të administrojnë bashkitë, shqiptarët kanë votuar duke u nisur nga bindjet partiake. Ky konstatim vjen nga drejtuesja e Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, Mirela Arqimandriti, e cila thekson se retorika politike i eksiploi kandidatët në garë.Mirela Arqimandriti: Shqiptarët në 21 qershor votuan sipas bindjeve të tyre partiake. Pamë në fushatë krerët e partive të cilët mbështesin fuqimisht kandidatët e tyre dhe me fjalimet e tyre shumë të mira ndonjëherë edhe eklipsuan kandidatët e tyre. Nuk kishte nga ana e atyre që kandiduan një analizë, kjo ndodh edhe për shkak se këta zgjidhen në minutat e fundit.Megjith apelin e ndërkombëtarëve dhe Shoqërisë Civile, vendi ynë nuk ja doli të shmangë votimin në grup, një element negative që u nënvizua edhe në raportin e OSBE/ODIHR.Mirela Arqimandriti: Vumë re përsëri një votim në grup edhe kësaj radhë në votim familjar. vazhdojnë akoma burrat shqiptarë të urdhërojnë gratë e tyre, dhe komisionerët e lejuan këtë gjë.Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme do të përpilojë një raport përfundimtar për procesin, para, gjatë e pas zgjedhjeve ku do të përfshihen edhe ndërhyrjet për ndryshimet në kodin zgjedhor për të mënjanuar shkeljen e afateve ligjore.