KVV kritika për procesin, Ora News vëzhgon disa qendra numërimi
Proçesi i numërimit të votave në Shqipëri gjithmonë është shoqëruar me problematikën e vonesave. Kryetarja e Vëzhguesve Vendore Gerta Meta shprehet se edhe në këto zgjedhje ka pasur tendencë për zvarritjetë nxjerrjes së rezultatit. Sipas Metës është konstatuar se problemi qëndron të ndërrimi i shpeshte i numëruesve.Greta Meta: Ka pasur edhe një tendecë zvarritëse nga vetë komisionerët, duke e marrë si një proces që sa fillonte numërimi kishin nevojat e tyre për tu shkëputur nga procesi i numërimit.Disa shqetësime të tjera që lidhen me numërimin e votave janë edhe hapësirat jo të përshtatshme si dhe prezenca e përfaqësuesve politikë që shpeshherë shkaktojnë konfuzion. Ja disa ambjente ku janë numëruar votat.Kryetarja e Vëzhguesve Vendorë sheh si zgjidhje të këtij problemi ndërhyrjen në kodin zgjedhor bazuar ne vullnetin e subjekteve politikeGreta Meta: Duhet ndërhyrë në kodin zgjedhor, duhet të ketë një reformë elektorale e cila duhet të ishte ndryshuar nëkohën e duhur. Ajo që duhet theksuar është se vullneti i palëve duhet të gjejë konsensus.Në përfundim të procesit të zgjedhor koalicioni I vëzhguesve vendor do të dalë me një raport përfundimtar ku do të përcaktohen problemet dhe do të jepen rekomandimet përkatëse.
