Fotografi sjell fotot e krijesës vdekjeprurëse të shkrepura nën ujë

Pushimet e fotografit Ricardo Castillo kanë një ndryshim nga pushimet e zakonshme. Aventurat, profesionalizmi i tij, por edhe rreziku ndërthuren sëbashku. 39- vjeçari ishte duke notuar në një det në Kubë duke shpresuar se do të kapte imazhe nënujore mahnitëse apo imazhe të peshkaqenëve, por në vend të kësaj, para aparatit të tij është shfaqur një grabitqar vdekjeprurës në formën e krokodilit, të cilin ai e cilësoi si një ndër krijesat më të rrezikshme në mjedisin natyror përgjatë gjithë eksperiencës së tij.