Aleks Hajdari: Prokuroria të hetojë urdhëruesit që detyroi RENEA-n të mësyjë në Lazarat

Ish drejtues të lartë të policisë së shtetit sjellin analizat dhe komentet e para për ndërhyrjen  e policisë në  Lazarat. Aleks Hajdari 3 ditë pas  ngjarjeve në fshatin Jugor, deklaron per Ora News, se prokuroria duhet të hetojë për autorin e urdhërit që detyroi forcat e RENEA-s të mësyjë në fshat.Aleks Hajdari:I bëj thirrje prokurorisë që të hetojë edhe për drejtuesit e policisë të cilët kanë dhënë urdhëra të kundraligjshëm për të futur me emergjencë apo shpejtësi repartin e RENEA-s në veprim, pa krijuar kushtet e nevojshme për ndërhyrje . I bëj thirrje dhe Drejtorisë së Përgjithshme së Policisë të analizojë rastin, cilat janë shkaqet dhe arsyet që sollën këtë pasojë tragjike ku humbi jetën oficeri i policisë”Sipas Zotit Hajdari kontrrollet sporadike te policise ne Lazarat nuk e kane mbajtur nen kontroll rendin  dhe sigurise ne fshat por kane sjelle acarime te banoreve.  Aleks Hajdari thote se perfshirja e nje grupi te rinjsh, ne sulmin me arme, ka ardhur nga prerja e burimit te ardhurave q evinte nga tregetia e kabanisit qe kultivohej ne Lazarat.Aleks Hajdari: “Aty kemi të bëjmë me një kontigjent që është mësuar që burimin e të ardhurave dhe jetesën ta sigurojnë nëpërmjet kultivimit të bimëve narkotike. I ndodhur para një presioni shumë të drejtë që ushtrojnë forcat e policisë për ta hequr zonën e Lazaratit nga harta e kultivimit të bimës narkotike, duke gjetur dhe momente ku policia është treguar e pavëmendshme për të analizuar situatën për të marrë informacionet e nevojshme mbi situatën e kriminalitetit për një vit kalendarik në zonën e Lazaratit, duke mos pasur informacionin e duhur për personat që kanë futur armë në fshat mendoj që kjo është arsyeja e kësaj situate në Lazarat”.Z. Hajdari shprehet se  Lazarati nuk eshte e vetmja komune problematike ku mbillet dhe kultivohet lenda narkotike. Ish zyrtari i larte i policise thote se vetem pak metra larg Tiranes ka parcela te mbjella me hashash dhe askush nuk nderyn.Aleks Hajdari:Afër Tiranës ju siguroj që keni parcela me kultivim Kanabisi, siç është zona e malit të Krujës”Vrasja e nje punonjesi policie ne Lazarat tashme ka 2 autore te dyshuar, te shpallur ne kerkim si dhe disa bashkepuntore. Ajo qe nuk dihet ende nga policia eshte se si u planifikua dhe u organzua nderyrja ne fshat edhe pse dihej se grupe te rinjsh ishin te armatosur dhe kishin zene prite.