Radhë e madhe e qytetarëve jashtë bankave greke pas shpalljes së referendumit

Grekët janë duke qëndruar në radhë përpara bankave për të tërhequr paratë pasi kryeministri Alexis Tsipras njoftoi për një referendum mbi kerkersat e kreditorëve.Votuesit do të vendosin nëse duan ose jo që vendi të pranojë kushtet e kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Europian dhe Banka Qëndore Europiane.Njerëz të zakonshëm pritnin në radhë për të marrë paratë e tyre nga bankomatet që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme më 27 qershor. Kjo ndodhi pas njoftimit për referendum që do të mbahet më 5 korrik 2015.Një qytetar që qëndronte në radhë tha: “Gjërat janë të pasigurta, nuk dimë ç’do të ndodhë nesër”.