FOTOLAJM / Me kallashnikov në dorë duke shëtitur në plazh, fotoja shokuese e vrasësit të 38 turistëve në Tunizi
Me një automatik në dorë, Seifeddine Rezgui është kapur teksa ecën i qetë përgjatë plazhit tunizian ku me gjakftohtësinë më të madhe vrau 38 persona të pafajshëm. Pamjet shokuese tregojnë Seifeddine Rezgui teksa po ecën përgjatë shezllonëve me një kallashnikov AK 47 teksa një grup personash qëndrojnë në distancë pas tij.Nuk dihet nëse fotoja është shkrepur para apo pas krimit të rëndë.Ekstremistët e Shtetit Islamik zbuluan sot foto të personit që ata thonë se fshihet pas sulmit vdekjeprurës të 38 personave në plazhin e Tunizisë ditën e djeshme më 27 qershor.Nëpër llogaritë e rrjeteve sociale të ISIS, u shpërnda një foto e personit të quajtur Abu Yahya Qayrani, që mund të jetë emri xhihadis i Seifeddine Yacoubi, të armatosurit që u vra nga forcat e sigurisë.Në foto tregohet një djalë i ri me flokë të gjata dhe me bluzë të bardhë i cili pozon me dy armë zjarri.Në deklaratën që i bashkangjitet fotos shkruhet: “Vëllai ynë, ushtar i Kalifatit, Abu Yahya al Qayrani, arriti objektivin e tij pavarësisht forcave të sigurisë”.Kryeministri tunizian, Habib Essid tha se Yacoubi nuk ishte i njohur më parë nga autoritetet.Një person i dytë i armatosur raportohet të jetë arratisur.Dëshmitarët thonë se Yacoubi u pa gjatë ditës në plazh duke qeshur e duke bërë shaka me turistët dhe të jepte përshtypjen e një turisti.
[caption id="attachment_539111" align="alignnone" width="634"]
Ne foto : Seifeddine Yacoubi / foto e publikuar nga ISIS[/caption][caption id="attachment_539109" align="alignnone" width="634"]
Ne foto : Seifeddine Yacoubi me arme ne dore gjate momentit kur vrau turistet[/caption][caption id="attachment_539107" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Person i vrare ne Tunizi[/caption][caption id="attachment_539116" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Loja Sudoku e gjakosur e nje turisti te vrare ne plazhin e Tunizise[/caption][caption id="attachment_539108" align="alignnone" width="634"]
Ne foto: Person i vrare ne Tunizi[/caption][caption id="attachment_539110" align="alignnone" width="439"]
Ne foto: Person i vrare ne Tunizi[/caption]