Xhuliano Malo mbetet në burg rrëfehet në prokurori

17 vjecari Xhulian Malo, është shoqëruar mesditen e së shtunës, 27 qershor nga qelitë e paraburgimit drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda, për tu njohur me masën e arrrestit me burg.Me pranga në duar, i veshur sportiv dhe në dukje i qetë, adoleshenti që akuzohet për katër vepra penale ka pranuar se i qëndron çdo fjale të dhënë përpara prokurorëve pas arrestimit.Falë dëshmisë së tij, prokurorët e krimeve të rënda kanë mundur të ndërtojnë dinamikën e sulmit me armë mëngjesin e 24 qershorit, ndaj forcave RENEA në Lazarat nga një grup të rinjsh.Ai ka dhënë fakte dhe emra konkretë duke zbuluar kështu planin për sulmin me armë ndaj policise në rast ndërhyrjeje si dhe rikthimin e Lazaritit në vend ku kultivohej hashashi. Falë dëshmisë së tij prokurorët kanë arritur të zbulojne dhe ermat e dy vëllezërve Aliko të shpallur në kërkim si autorë të dyshuar të vrasjes së efektivit të RENEA-s dhe plagosjen e dy të tjerëve.Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Krimeve të Rënda dha masen e arrestit me burg për 17 vjeçarin i cili duket se do të shërbejë si bashkëpuntor në hetimin e dosjes së dytë të Lazaratit. 12 orë pas dëshmisë së tij, prokurorët lëshuan tre urdhër arreste për tre persona të tjerë të përfshire si bashkëpunëtorë në këtë vrasje.Adoleshenti që u kap nga forcat RENEA me një automjet dhe një sasi municionesh në Lazarat ka dhënë dëshmi të vyera për grupin hetimor mbi personat që organizuan sulmin ku u vra efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha.Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që 17 -vjeçari të jetë përdorur si karrem në mënyrë që forcat e RENEA -s të dalin zbuluar dhe të qëllohet mbi ta. Prokurorët besojnë se kurthi ndaj policisë kishte 6 muaj që po përgatitej nga autorët.[caption id="attachment_539058" align="alignnone" width="640"]xhuljani 1 Në foto: Xhuliano Malo në Prokurori[/caption][caption id="attachment_539059" align="alignnone" width="640"]xhuljani 2 Në foto: Xhuliano Malo në Prokurori[/caption][caption id="attachment_539056" align="alignnone" width="640"]xhuljano malo 4 Në foto: Xhuliano Malo në makinën e policisë[/caption][caption id="attachment_539050" align="alignnone" width="640"]xhuljano malo 2 Në foto: Xhuliano Malo në makinën e policisë[/caption][caption id="attachment_539040" align="alignnone" width="640"]xhuljano malo Në foto: Xhuliano Malo në Prokurori[/caption] /Oranews.tv/