Eurogrupi nuk zgjat programin për Greqinë, 30 qershori afati i fundit
Minsitrat e Finanancave të zonës Euro refuzuan kërkesën e Greqisë për shtyrje të borxhit, afati i të cilit është data 30 qershor.Në deklaratën e Eurogrupit argumentohet se refuzimi i kërkesës vjen pasi Greqia ndërpreu negociatat për marrëveshje me kreditorët e saj në mënyrë të njëanshme.Kërkesa për zgjatjen e afatit të borxhit u paraqit sot në Bruksel nga ministri i Financave Janis Varufakis, pas vendimit të qeverisë greke për mbajtjen e një referendumi mbi reformat e kërkuara nga huadhënësit me 5 korrik. Kreu Eurogroupit Dijsselbloem tha se ministrat e Financave do të mblidhen për të diskutuar pasojat e zhvillimeve më të fundit.“Sa kohe jemi të shqetësuar procesi ende nuk ka përfudnuar. Propozimet nuk ishin përfundimtare dhe ne i diskutuam formalisht, por qeveria greke në mënyrë të njëanshme hoqi dorë nga negociatat. Kjo është e padrejtë ashtu sic është i padrejtë referendumi. Mbrëmja e të martës është afati i fundit për të konkluduar një marrëveshje me Greqinë.”Kurse ministri i Jashtëm greke Janis Varufakis ka hedhur poshtë të gjithë zërat se referendumi nuk është mbi reformat e kërkuara nga insitucionet europiane, por qytetarët do të pyeten nëse duan të qëndrojnë apo jo në zonën euro."Ky mendim është i keqinterpretuar, pasi referendumi ka të bëjë vetëm me propozimet e kreditorëve ndërkombëtarë, u shpreh ai, duke shtuar se Greqia është ende e gatshme për marrëveshje nëse do të ketë dakordësi. Greqia nuk ka qenë kurrë më afer falimentit se tani. Grekët janë në frikë dhe panik, ku masivisht kanë nisur që në orët e para të mëngjesit zbrazjen e llogarive bankare në banka. Në radhë para bankomatëve, me dilema në kokë, por mbi të gjitha me një të ardhme në errësirë, ata të paktën kërkojnë të mbrojnë paratë e mbetura. Nga 30 qershori na ndajnë edhe tre ditë… Greqia nuk ka likuiditet, kësti i radhës nuk lirohet nga kreditorët sa kohë nuk ka jo vetëm marrëveshje, por as negociata, teksa sot erdhi refuzimi i shtyrjes së shlyerjes së borxhit…kjo do të thotë se Greqia mund të falimentojë para se populli të vendosë diçka me referendum."