Jeta në hapësirë, rreziqet e shumta që shfaqen në zero gravitet
Të ulesh në majë të një rrakete dhe të hidhesh në hapësirë kërkon një forcë mendore sikurse edhe fizike. Kështu që i pyetur se për cfarë shqetësohen astronautët, Andreas Mogensen nga Danimarka, e fillon përgjigjen me një buzëqeshje të madhe. Ai shprehet duke qeshur se astronautët shqetësohen për cdo gjë, duke filluar nga më e vogla deri te më e madhja. Ai thotë se ata shpenzojnë shumë kohë duke memorizuar se cfarë duhet të bëjnë në rast të një emergjence. Por ai thotë gjithashtu se ata shqetësohen edhe për të kontaktuar me familjet e tyre, sikurse edhe me miqtë.Romain Charles punon në Qendren Europiane të Astronauteve në Cologne, Gjermani, si një inxhinier mbeshtetës astronautësh, duke u siguruar që fluturimet të kenë një mision sa më të qetë të jetë e mundur dhe të mbajnë kontaktin me familjen dhe të afërmit e tyre në Tokë. Ai është gjithashtu një specialist në fluturimet hapësinore me kohëzgjatje të madhe, pasi ai ka qenë një nga anëtarët e skuadrës që mori pjesë në misionin Mars 500, në të cilin gjashtë anëtarë skuadre simuluan një kthim nga Marsi duke shpenzuar 500 ditë në një anije hapësinore fallco në Moskë. Ai tregon mbi aspektin psikologjik të fluturimit hapësinor. Teksa je në hapësire thotë ai, ju keni presione të shumta që ju ngjishen mbi shpatulla. I pari sipas tij është programi, pasi është shumë i ngjeshur.Andreas Mogensen, i cili është astronauti i parë i Danimarkës është dakort. Kënaqesia jonë më e madhe thotë ai, është se eksperimentet shkencore dhe teknologjike që ne performojmë përfundojnë me sukses.Pjesa e dytë është risku, vazhdon Charles. Ju jeni në një ambient ekstrem dhe nëse dicka shkon keq, shkon me të vertetë keq.Charles është një besues i fortë në fuqinë e punës së skuadrës dhe në nevojën për respekt të përbashkët dhe shpirtin e solidaritetit mes skuadrës. Ai thekson se përgjate risqeve fizike, ka gjithashtu një nevojë kolektive për të mbajtur një ambient pozitiv, vecanërisht gjatë misioneve hapësinore më të gjata. Gjithëkush do të ketë uljet dhe ngritjet e veta gjatë kohëzgjatjes së madhe të fluturimit, por si një skuadër nuk do të jetë kurrë e njëjta gjë dhe së bashku, mund t’ja dalësh, thotë ai./oranews.tv/