Larsen C, akullnaja po shkon drejt fundit
Një nga shelfet më të mëdha akullnajore në Antarktidë është nën kërcënim, pasi po hollohet në mënyrë dramatike në të dyja anët, në sipërfaqe dhe nën të. Shelfi akullnajor quhet Larsen C dhe dy fqinjët e tij, Larsen A dhe B janë shkatërruar respektivisht në vitet 1995 dhe 2002.Një studim nga Vezhgimi Antarktik Britanik ka gjetur se shelfi akullnajor po shkrin jo vetëm për shkak të ajrit më të ngrohtë por gjithashtu për shkak të ngrohjes së oqeanit. Deri tani shkencëtarët nuk ishin të sigurtë mbi rolin e oqeaneve në shkatërrimin e shelfeve akullnajore. Tani, teksa shkrihet, Larsen C do të luajë një rol në rritjen e nivelit të oqeanit.‘Kur Larsen A dhe B humbën, akullnajat pas tyre shtuan ritmin dhe tani ato po kontribuojnë në një fraksion domethënës në rritjen e nivelit të detit nga e gjithë Antarktida. Larsen C është më i madh dhe nëse do të humbiste në dekadat e ardhshme, atëherë do të ndikonte në projeksionet e rritjes së nivelit të detit deri në vitin 2100.‘Ne presim që rritja e nivelit të detit përreth botës do të jetë diku në limitet e 50 cm më shumë në vitin 2100 se sa është aktualisht dhe kjo gjë do të shkaktojë probleme për qytetet e ulëta dhe bregedetare,’ shpjegon David Vaughan, një glaciologist me Vëzhgimin Antarktik Britanik.Skuadra kërkimore bazuar në gjetjet e saj kombinoi vëzhgimet satelitore dhe gjithashtu edhe 8 vëzhgues radarë gjatë periudhës 1998 dhe 2012. Gjate kësaj kohe, Larsen C humbi një mesatare prej 4 metra akull sikurse u ul me një mesatare prej një metër në sipërfaqe.Shelfi akullnajor është emërtuar pas Kapitenit Carl Anton Larsen i cili ishte mjeshtri i anijes së gjuetisë së balenave Jason, e cila lundroi përmes këtyre ujërave në vitin 1893.Peninsula Antarktike është një nga rajonet që po ngrohet më shpejt në Tokë me një rritje në temperature prej 2.5 gradësh Centigradë për 5 dekadat e fundit./oranews.tv/