Realiteti i deformuar, përqasja e re e marketingut
Pasagjerët në një stacion autobuzi në Londër së fundmi morën më shumë nga c’kërkonin kur ata u lidhen me një botë fantastiko shkencore falë reklamimit përmes realitetit të deformuar. Pasi një grua u tremb në sediljen e saj nga një meteor që u perplas, ishte rradha e një pasagjeri tjetër për tu tmerruar nga një monstër me tentakula që po përpiqej të kapte pasagjerët aty prane.‘Ne jemi të zhytur në reklamim nga mëngjesi deri në mbrëmje. Ne ndërveprojmë me rreth 10 000 marka cdo ditë, 10 000 dhe ky është një numër shumë i madh!’ thotë profesori i reklamimit dhe marketingut Julien Intartaglia. ‘Cka do të thotë se për tu dalluar nga kjo turme me marka në jetët e përditshme të njerëzve, ne duhet të jemi kreativë dhe burimor në mënyrë që të tërheqim interesin e konsumatorëve dhe t’i bëjmë ata të ndihen afër me produktin.’Pyetja që shtrohet është: a shet ky lloj reklamimi më shumë?Përgjigja është se jemi ende shumë herët për ta thënë. Por fuqia e reklamimit përmes realitetit të deformuar është se krijon një eksperiencë që konsumatorët mund ta ndajnë me të tjerët, duke i kthyer ata në ambasadorë për markën.‘Nëse une jam i zhytur në një lloj të paprecedent të eksperiencës konsumatore, unë do ta ndaj atë me njerëzit e tjerë dhe duke bërë kështu, unë gjithashtu do të rris interesin e njerëzve të tjerë dhe kjo është ajo që është më interesante sepse është një lloj i ri modeli reklamimi që lejon markat të luajnë me përfshirjen e klientëve të tyre’, thotë Professor Intartagli.Është sigurisht një model reklamimi tërheqës, i cili ka thithur interes nga një rang i gjerë markash, duke shpresuar që të krijojë një zhurmë dhe të rrisë vëmendjen e konsumatorëve.Një nga ato është kompania zviceriane e telekomit Swisscom.‘Ne kemi lancuar operacione për shumë klientë, për shembull fushata reklamimi në revista ku ne rrisim përmbajtjen duke shtuar video, lojëra, të cilat mund të jenë me interes për konsumatorin dhe do të zgjerojnë eksperiencën e tyre konsumatore. Për një publikues, është gjithashtu një mundësi për të pasuruar edicionin e printuar të një reviste sepse, sikurse ne të gjithe e dimë, fatkeqësisht, shitjet në edicionet e printuara po bien,’ thote konsulenti i Swisscom Thierry Kunstmann.Teksa është ende në hapat e parë, reklamimi përmes realitetit të deformuar ka një të ardhme premtuese, me konsumatorë të cdo gjenerate që tërhiqen ndaj zhdukjes së kufirit mes botës reale dhe virtuale.Një zhdukje që lejon reklamuesit të kalojnë nga sfera publike dhe të fusin botën private dhe plot potencial të konsumatorëve të tyre, duke i lejuar ata të marrin pjesë në të dhe të bëhen yjet e kësaj forme të re të reality show./oranews.tv/