Kërcimi, shkenca ndihmon në përmirësim
Kërcimtarët në Poloni janë duke marrë pjesë në një projekt kërkimor për të ndihmuar shkencëtarët të kuptojnë presionin dhe sforcimin e përjetuar nga trupat e performuesve gjatë kërcimit.Në Universitetin e Teknologjisë Silesian, një kostum special është zhvilluar, një kostum fillestar për kapjen e lëvizjeve i përbërë i gjithi nga sensorë.Kërcimtarët klasikë vendosin shumë presion në kyce dhe kocka me forcën e reagimit vertikale nga toka e cila arrin deri në dhjetë herë peshën e kërcimtarit.Robert Michnik është pjesë e skuadrës kërkimore. ‘Ne kemi planifikuar tashmë një model matematik, i cili lejon përllogaritjen e forcave të gjeneruara nga muskujt dhe na lejon ne të tregojmë reagimin në kyce. Këto rezultate, të cilat ne i marrim nga këto matje eksperimentale, do të përdoren gjithashtu, për të vendosur simulime numerike mbi drejtimin që pesha merr në kyce dhe forcat e gjeneruara nga muskujt.’Kërkuesit ishin të ndërgjegjshëm se trupi i një kërcimtari pësonte sforcime të mëdha përpara se projekti të fillone por u mrekulluan nga rezultatet dhe barra e vendosur në kycet dhe kockat e performuesve.Pitor Ozga është një kërcimtar që po merr pjesë në kërkim. ‘Studimi më bëri të kuptoj se kërcimi do shumë përpjekje. Trupi jonë është shumë i rëndë. Unë nuk e kisha kuptuar se kycet e mija do të mbanin kaq shumë peshë.’Studimi do të ndihmojë kërcimtarët të performojnë në një mënyrë më të sigurtë përmes identifikimit të mënyrës optimale për të lëvizur duke reduktuar rrezikun e dëmtimit dhe osteoporosis./oranews.tv/