Marsi në Tokë, simulimi i jetës në planetin e kuq

Sipërfaqja në Mars sikurse është fotografuar nga roboti amerikan Curiosity tregon një topografi të ndryshme dhe terren jo të njëjtë. Krateret e meteoritëve pikëzojnë sipërfaqen sikurse edhe vullkanet gjigande, kanionet e thellë, sistemet e mëdhenj luginor, dunat e rërës të gjata dhe çarjeve të mëdha apo ndarjeve deri thellë në koren e planetit.Parku kombëtar Goblin Valley në Utah, në SHBA, ka një pamje të ngjashme me sipërfaqen e Marsit. Aty nuk ka ndonjë bimësi, vetëm gura dhe rërë. Nuk ka ujë dhe erozioni ka lënë gurë të mëdhenj që duken si kërpudha apo gobline.Shoqëria e Marsit ka zgjedhur pikërisht këtë terren për të krijuar një simulim realist të jetës në Mars sa më shumë që të jetë e mundur. Gjashtë studentë nga Universiteti Katolik i Louvain në Belgjikë, janë duke marrë pjesë në një projekt shkencor të pagëzuar me emrin ‘Misioni në Mars’.Ata do të duhet të jetojnë këtu për 15 dite brenda një stacioni të vete përmbajtur për tu përpjekur që të riprodhojnë jetën nën kushtet e Marsit.‘Nëse ju shihni relievin këtu, siperfaqa e Tokës është e pasur me oksid hekuri, është shumë e kuqe dhe zona është shumë kodrinore kështu që është e ngjashme tej mase me atë që do të gjeni në Mars,’ thotë komandanti i misionit Bastien Mathurin.Eksploruesit e ardhshëm marsiane do të duhet të durojnë të ftohtin e hidhur teksa temperaturat në planetin e kuq shkojnë në minus 60 gradë. Këtu është nxehtësia armiku.‘Unë kam dy furnizime me ajër këtu por kjo nuk është e mjaftueshme. Është e dizenjuar për të na ftohur ne por nuk është optimale. Është shumë nxehtë këtu,’ thotë oficeri i komunikimeve Romain Compere.Studentët do të duhet të performojnë një numër të caktuar detyrash shkencore, sikurse astronautët do të duhet në të ardhmen, të kryejnë pikërisht këto detyra. Për shembull, matja e njërit prej shtretërve lumore të tharë që gjarpërojnë sipërfaqen marsiane.Ata do të duhet të marrin shembuj nga toka, dicka që nuk është e lehtë në këtë terren të rrëshkitshëm dhe plot pluhur. Marsi nuk do të jetë një xhiro në park.‘Unë sapo morra një shembull toke dhe koordinata GPS në mënyrë që biologët tanë të mund të jenë të aftë të analizojnë bakteret që janë prezente,’ thotë inxhinieri Gaspard Touwaide.Stacioni përmban dhomat ku do të jetohet dhe gjithashtu një laborator biologjie.‘Ja ku jam duke u përpjekur t’i identifikojë ata duke i bërë të rriten në ambiente të ndryshme dhe duke i bërë atyre teste të ndryshme,’ thotë biologu Florian Commans. ‘Për shembull, do të ishte një prioritet për tu përpjekur për të parë cilat baktere ne mund të gjejmë në Mars. Është e qartë se atje nuk do të ketë baktere në sipërfaqe për shkak të radiacionit ironizues i cili e bën jetën të pamundur. Por disa metra nën tokë do të ishte e mundur të gjendeshin baktere.’Habitati është rrethor dhe është i formuar shumë si skena e një rakete që mundet një ditë të ulet në Mars. Vetëm tetë metra në diametër dhe me vete 100 metra katrorë hapësirë të ndarë në dy kate, pjesa e brendëshme është spartane. Uji është i racionuar dhe i gjithë ushqimi i tharë në racione për astronautët. E vetmja hapësirë private janë dhomat e vogla të gjumit.Studentët përdorin mjete me katër rrota për të lëvizur dhe për të testuar mbulimin me wireless rreth bazës. Sikurse me të gjithë pioneret, ata duhet të jenë kreative dhe të bëjnë mjetet e tyre dhe instrumentet nëse lind nevoja.‘Po, me të vërtetë,’ thotë inxhinierja e skuadrës Gaspard. ‘Një kullesë e thjeshtë mund të përdoret si një pjatë sateliti dhe përqëndrojë të gjithë sinjalet në antenë.’Synimi i këtij misioni është të zbulojmë mënyrën më të mirë për të eksploruar Marsin dhe jeta e përditshme është një pjesë vitale e eksperimentit./oranews.tv/