Dronet, rojet e reja të elefantëve
Një dron fluturon mbi Parkun Kombëtar të Tanzanisë, Tarangire me funksionin e tij, për të larguar elefantët në lëvizje nga rreziku eminent.Zhurma si një bletë i shtyn kafshët më të mëdha në Tokeë larg nga kërcënimi i ardhur nga qëniet njerëzore.Elefantët helmohen, sulmohen me shtiza dhe shigjeta ose qëllohen sepse prishin arrat dhe futen nëpër fshatra.Droni është mbrojtësi perfekt që monitoron mamalet teksa mbulon një terren të vështirë.Provat e para të dronit kanë nxjerrë në pah disa rezultate pozitive.Nadia De Souza është një kërkuese për zgjidhjet mbi Biodiversitetin dhe Jeten e egër: ‘Deri tani ato duket se po përgjigjen me të vërtetë mirë, dua të them, në të gjitha provat që kemi bërë deri tani, ata janë arguar nga droni shumë shpejtë qoftë nëse ishin në fushë, ose nëse ishin thjesht nëpër ara, kështu që ka qenë shumë pozitive deri tani, por ne kemi nevojë për të mbledhur më shumë të dhëna dhe të jemi të sigurtë mbi statistikat.’Biologu David Olson beson se është thjesht një çështje kohe përpara se krijesat e zgjuara të mësohen me zhurmën si bletë të dronit.Kështu që veprime po ndërmerren për të mësuar rojtaret që të fluturojnë dronet duke mbajtur pluhur me spec djegës.Elefantët nuk e pëlqejnë specin djegës.David Olson është një biolog me zgjidhjet për biodiversitetin dhe jetën e egër. Ai shprehet: ‘Unë mendoj se elefantët janë mjaftueshëm të zgjuar sa për të ditur, se gjatë natës kur janë nëpër ara, duke ngrënë shalqinj dhe grurë, nuk ka bletë rreth e përqark, kështu që unë mendoj se shumë shpejt ata do të mësohen me të dhe kjo është arsyeja se pse ne po eksplorojmë përdorimin e lëshimit të shtresave të lehta me pluhur djegës në ajër, sa për t’i lajmëruar ata.’Olson beson se dronet janë një opsion realist për të mbrojtur elefantët sepse kosto e mirëmbajtjes së tyre është e ulët dhe ato mund të mbijejtojnë në kushte të vështira si edhe në terrene të vështira.Trajnimi i më shumë rojeve për të fluturuar drone do të thotë se ata do të kenë më pak interaktivitet personalisht me specien e rrezikuar, duke ulur kështu rrjedhimisht, riskun e rrezikut të mundshëm./oranews.tv/