Lazeri me graphene, zbulohen dimensionet e fshehta
Është ditur prej kohësh se nën sipërfaqe, veprat e artit shpesh përmbajnë informacione të rëndësishme mbi mënyrën se si ato janë krijuar. Megjithatë, zbulimi i këtyre sekreteve në një mënyrë që të mos dëmtohen veprat e artit, është një sfidë e madhe për ekspertët e artit.Tani, kërkuesit në Universitetin e Oviedo në Spanjën veriore mendojnë se kanë përgjigjen: një skaner që përdor një material me dhunti të shumta, graphene.Samuel Ver Hoeye, një inxhinier i telekomunikacionit i përfshirë në kërkim shpjegon avantazhet e saj: ‘Graphene vepron si një shumëfishues frekuencash. Është e aftë të gjenerojë sinjale me frekuenca më të larta nga frekuencat më të ulëta, në një mënyrë relativisht të lehtë. Graphene gjithashtu na lejon ne të shkojmë më thellë në veprën e artit dhe të identifikojmë përbërjen kimike të materialit të saj,’ shpjegon ai.Duke përdorur pikërisht këtë material, mundet tashmë të krijohet edhe një skaner me graphene.Pamjet e marra me skanerin e graphene kombinohen më pas me teknika të procesimit të imazhit dhe skanim me performancë të lartë 3D për të gjeneruar imazhe të objekteve të mbyllura 3D, sekretet e fshehura të së cilave mund të studiohen më pas më me lehtësi.Yannick Francken, një shkencëtar kompjuterësh me 4DDynamics i cili po punon gjithashtu në programin e financuar nga Bashkimi Europian demonstron një proces të imazherisë kompjuterike: ‘Ajo që ju shihni këtu është ngjyra e vërtetë e veprës së artit. Është ndriçuar në mënyrë virtuale dhe është regjistruar virtualisht nga kamera. Teknikisht, pjesa më sfiduese është kombinimi i të gjitha skanimeve individuale. Këto skanime nevojiten të jenë të dinjezuara. Dhe nëse kjo nuk bëhet në mënyrë perfekte, brenda një saktësie prej 0.2 milimetrash, atëherë ne do të marrim një rindërtim shumë të keq të ngjyrës.’Skaneri i dizenjuar nga shkencëtarët në projekt kërkimi Europian që po studion edhe objektet 3D, por gjithashtu edhe pikturat, të cilat kanë një sipërfaqe 2 dimensionale. Skaneri ka një shkathtësi shumë të nevojitur në botën e konservimit të artit dhe restaurimit, sikurse koordinatori i projektit kërkimor Javier Gutierrez Meana shpjegon: ‘Skanerët ekzistues për veprat e artit janë aktualisht shumë të kushtueshëm. Teknologjia jonë është dizenjuar për të qenë shumë e lirë. Kjo rezulton në një skaner kompakt, më të lehtë i cili mund të transportohet lehtësisht nëpër muzeume ose laboratorë për të studiuar objektet.’Ekspertët e konservimit në Muzeumin e Asturias për Artet e Bukura, i mundësuan kërkuesit me kanavasa për të testuar pajisjen e tyre. Pajisja gjithashtu u testua në vepra të vyera historike nga koleksioni i muzeut.Marta Florez Igual, një nga konservuesit e muzeumit, tha se rezultatet ishin inkurajuese: ‘Ne mund të zbulojmë thellësinë e vernikut dhe shtresat e ngjyrave. Ne mund të shohim nëse ka vizatime fillestare nën pikturën aktuale dhe se çfarë materialesh janë përdorur për ato vizatime. Ne po përpiqemi gjithashtu të shohim nëse skaneri është i aftë të identifikojë materialet brenda pikturës, si llustra apo kordoni dhe pigmentet.’Të dhënat nga skaneri me graphene janë aktualisht duke u përdorur për të zhvilluar një aplikacion për smartphone të bazuar në realitetin e deformuar.Vizitorët e muzeumit mundet përfundimisht të ndërveprojnë me veprat e artit në një mënyrë më angazhuese dhe më të thellë, beson Meana:’ ‘Aplikacioni i lejon përdoruesve, që të shohin në brendësi të pikturës. Për shembull, në njërën nga pikturat, ne kemi zbuluar një numër misterioz 34 të vizatuar nën sipërfaqen e shtresave të ngjyrave. Ne gjithashtu zbuluam se një nga pelerinat, fillimisht ka qenë në ngjyrën jeshile.’Kërkuesit shpresojnë se skaneri me graphene dhe aplikimet e tij mund të shndërrohen në një realitet tregu në më pak se 5 vjet./oranews.tv/