Higjena në spitale, metoda e re për dezinfektimin e duarve

Sikurse në cdo spital francez, stafi në Departamentin e Sëmundjeve Tropikale dhe Ngjitëse në Hopital Nord në Marseille duhet të ndjekë procedura të thjeshta higjene si dezinfektimi i duarve.Megjithatë, ndonjëherë njerëzit harrojnë.Në këtë spital, metodat e pastrimit janë të gjurmuara nga një sistem i quajtur Medi-HandTrace.Profesor Philippe Brouqui, kreu i Departamenti të Sëmundejeve Tropikale dhe Ngjitëse, ka qenë duke e testuar këtë pajisje që nga viti 2013.Ajo gjurmon cdo anëtar të stafit duke përdorur një cip të futur në këpucën e tyre. Më pas regjistron se kur, kur dhe sa herë ata kanë larë duart.Profesor Philippe Brouqui, i Departamentit të Sëmundjeve Tropikale dhe Ngjitëse në Spitalin e Veriut në Marseille thotë:’ Pra, këtu, unë po qëndroj mbi antenën. Ju nuk mund ta shihni sepse është i futur në tokë, regjistron këmbët e mija përmes një cipi që ka emrin tim, sepse sistemi njeh këpucët e mija. Unë tani do të shkoj të përdor pak solucion me hyrdo-alcohol, ai dërgon një sinjal në antenë dhe e regjistron atë.’Brenda një pavijoni me një pacient, Profesor Brouqui është duke përdorur një tjetër dezinfektant që është i lidhur me sistemin e Medi-HandTrace.Ai thotë: ‘Ketu ka një makineri të dytë, sepse nëse duam të respektojmë rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ne duhet të dezinfektojmë duart tona përpara se të prekim pacientin, cka do të thotë, se përpara se ne të futemi në zonën, e shënjuar nga një shesh i dytë, i cili është zona e sigurisë, ne duhet të pastrojmë duart tona.’Kur departamenti fillimisht testoi sistemin në vitin 2013, niveli i pëlqimit ishte rreth 20 përqind, ndërsa tani shkon midis 40 përqind dhe 60 përqind.Besohet se të dhënat e mbledhura do t’i ofrojnë personave që merren me shëndetin, një kuptueshmëri më të mirë mbi infeksionet e marra në spital dhe do të lejojnë facilitetet e kujdesit të përmirësojnë nivelet e tyre të pëlqimit.Të dhënat e regjistruara këtu tregojnë një përmirësim të mprehtë në praktikën individuale dhe kolektive. Faza tjetër mund të jetë shumë mirë një alarm i lidhur me Medi-HandTrace, i cili do të funksionojë nëse ofruesi i kujdesit dështon në ndjekjen e procedurave.Professor Brouqui shton: ‘Ne dërgojmë një SMS për të marrë vullnetarë nga anetarët e stafit cdo 15 ditë ndaj dy grupeve të ndryshme në turne të ndryshme, që na jep ne një pamje të përgjithshme të niveleve tona të higjienës së duarve nëse ne jemi përmirësuar apo jo.’Sistemi është dizenjuar nga Micro Be, një kompani franceze e cila është e specializuar në inxhinierinë elektronike dhe kompjuterike.Drejtori, Serge Ternoir, shpjegon se ata kanë punuar me versione të ndryshme të cipeve dhe të këpucëve përpara se të dizenjonin prototipin aktual: ‘Sot, ajo që bëjmë, është se ne e presim pak këpucën, fusim cipiin në të dhe e mbyllim përsëri me një ngjitës që është rezistent ndaj ujit. Pse këpucët? Sepse ato i përkasin cdo individi që është anëtar i stafit tonë.’Stafi mjekësor beson se ky është sitemi më i mirë për të ndihmuar në reduktimin e infeksioneve të marra në spital.Profesor Brouqui thotë: ‘Këtu ne jemi konsumatorët më të mëdhenj të solucioneve me përbërje hydro-alcoholice edhe kur ne kemi patur vetëm 20 përqind pëlqyeshmëri. Pra, kjo do të thotë se në spitale të tjera, jo vetëm në Francë por në të gjithë botën, njerëzit nuk po dezinfektojnë duart e tyre dhe kjo është një nga arsyet kryesore se pse ne po dështojmë në luftën tonë kundër infeksioneve të marra nëpër spitale.’Sipas Ministrise Franceze të Shëndetësisë, infeksionet e marra në spitale prekin më shumë se 800 000 njerëz në të gjithë vendin dhe kjo gjë con në vdekjen e 10 000 njerëzve në vit./oranews.tv/